Ky deputet i LVV-së po merr pjesë në seancën për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës

Aktuale

Ky deputet i LVV-së po merr pjesë në seancën për mbështetje urgjente financiare të Policisë së Kosovës

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 13:43
Jahja Kokaj

Përderisa deputetët e partisë në pushtet të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk janë të pranishëm në seancë, vetëm deputeti nga kjo parti, Jahja Kokaj është i pranishëm.

Partitë opozitare gjatë kësaj seance kanë kritikuar partinë në pushtet për mospjesëmarrje të tyre në këtë seancë.

Ndryshe, në fillim të seancës deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Rashit Qalaj ka paraqitur para deputetëve një rezolutë në mbështetje të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat