Krasniqi: VV kërkoi mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit, nuk arriti ta bëjë shumicën – për keqardhje

Aktuale

Krasniqi: VV kërkoi mbledhje të jashtëzakonshme të Komisionit, nuk arriti ta bëjë shumicën – për keqardhje

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 14:04
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, njëherësh kryetare e Komisionit për Integrime, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se me kërkesë të shumicës parlamentare ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme lidhur me një projektligj, por që mazhoranca nuk ka arritur ta bëjë shumicën.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se mazhoranca është për keqardhje dhe ajo po e komplekson edhe matematikën si shkencë.

Postimi i saj i plotë:

Një shumicë e cila nuk arrin që ta bëjë shumicën as në mbledhjet e komisioneve parlamentare është për keqardhje.

Si kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, edhe kësaj radhe si çdo herë tjetër isha në krye të detyrës.

Me kërkesë të shumicës parlamentare e thirra mbledhjen e jashtëzakonshme lidhur me një projektligj, ndërkaq e njëjta shumicë as në këtë mbledhje të komisionit nuk arriti që ta bëj shumicën. Kjo shumicë parlamentare e komplekson edhe matematikën si shkencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat