Kurti takohet me koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Aktuale

Kurti takohet me koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

Spence e përgëzoi Kurtin dhe Qeverinë e Kosovës për faktin se janë mes 23 vendeve nga 130 që kanë regjistruar zotimet e tyre për Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm në platformën elektronike të OKB-së.

“Duke biseduar për zotimet e Kosovës, u theksua angazhimi i Qeverisë për të përshpejtuar përmbushjen e premtimit për zhvillim të qëndrueshëm dhe realizimin e Agjendës 2030. U ritheksuan zotimet transformuese të Qeverisë që do të fokusohen në katër prioritetet kryesore të politikave: për të zvogëluar shkallën e varfërisë, për të rritur kapacitetin e energjisë së ripërtëritshme, për transformim digjital, si dhe ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në sistemin arsimor.”

Gjithashtu, është ritheksuar gatishmëria për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të bashkëpunimit.

“Duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritanishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës me UNKT, u ritheksua gatishmëria për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi. U diskutuan mënyrat konkrete të angazhimit të përbashkët të agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Qeverisë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat