Bunjaku akuzon qeverinë për mungesë në Kuvend gjatë diskutimit për policët e Kosovës

Aktuale

Bunjaku akuzon qeverinë për mungesë në Kuvend gjatë diskutimit për policët e Kosovës

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 15:05
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valentina Bunjaku-Rexhepi e ka quajtur mjerim pamjen në Kuvendin e Kosovës për shkak të mungesës së kabinetit qeveritar.

Ajo gatë diskutimit bënë Kuvend për kushtet e policëve, ka thënë se është obligim që policisë t’u realizohen të gjithë kërkesat dhe sipas saj Policia nuk është e opozitës e as pozitës.

“Është me të vërtetë shqetësuese kjo pamje sinqerisht, kabineti qeveritar mungon, pozita mungon,dhe është për mjerim. Policia nuk është e opozitës e as pozitës. Policia është e gjithë neve dhe ne e kemi për obligim që policisë me ua realizu të gjithë kërkesat e tyre”, tha Bunajku-Rexhepi.

Ajo e ka kritikuar qeverinë duke thënë se ministri Xhelal Sveçla e cili i ka goditë policinë, e ka gjuajtur me gur dhe e ka fy.

“Ju si qeveri po i personalizoni dhe po i përvetësoni policët e Kosovës, nuk keni të drejtë, bile bile mas pakti keni të drejtë ju të thirreni në rezultatet dhe në vlerat e Policisë të Republikës së Kosovës, sepse ju jeni të njëjtit. Ministri Sveçla i cili ka goditë policinë, i ka gjuajt me gurë, i ka fy dhe i ka linçu”, tha deputetja e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat