Selmanaj paralajmëron se Kuvendi duhet ta dërgojë në Kushteuese presidenten Osmani, pas mosdekretimit të Kryeprokurorit

Aktuale

Selmanaj paralajmëron se Kuvendi duhet ta dërgojë në Kushteuese presidenten Osmani, pas mosdekretimit të Kryeprokurorit

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 15:35
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK, Driton Selmanaj, në Kuvend ka folur për mosdekretimin e Kryeprokurorit nga ana e Presidentes Vjosa Osmani.

Selmanaj e ka quajtur skandaloze deklaratën e Osmanit se dikush e ka kërcënuar me dosje.

E sa i përket mosdekretimit tha se nuk është në kuadër të kompetencave të PRESIDENTES, por vetëm plotësim i kërkesës së Kryeministrit Kurti.

Tutje, ai ka paralajmëruar se Kuvendi duhet t’I ndjekë rrugët, për ta dërguar në Kushtetuese këtë çështje.

“Kushtetuta e detyron Presidenten ta dekretoj Kryeprokurorin. Nuk është normë fakultative, por e obligueshme. Sipas Kushtetutës së Kosovës, Presidenti ka rol ceremonial, në këtë proces. Arsyetimet e saj se ajo ka pritur më shumë se 1 vjet e gjysmë, për dekretim, sepse kinse po e pret përgjigjjen nga Gjykatat e rregullta, janë të pabaza.

Presidentja, në fakt e bëri vetëm atë që e paralajmëroi Kurti në Kuvend, ku nuk foli asnjëherë për procesin por vetëm për persnonin.

Skandaloze ishin deklaratat e Presidentes se është kërrcënuar me dosje, nga dikush. Edhe më skandaloze është se ajo nuk i ka denoncuar këto kërcënime nëse janë të vërteta, pasi vet është subjekt. Ky Kuvend duhet të ndjek rrugët Kushtetuese në lidhje me mosdekretimin e Kryeprokurorit.” – ka thënë Selmanaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat