Në Leposaviq, fillon ndërtimi i disa shtëpive shqiptare

Aktuale

Në Leposaviq, fillon ndërtimi i disa shtëpive shqiptare

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 15:43
Pamje nga Leposaviqi

Sot në Leposaviq Elbert Krasniqi dhe Xhelal Sveçla vizituan familjen e Hajriz Aliut dhe familjen e Bashkim Ibrahimit nga Fshati Cerajë.

Krasniqi ka njoftuar se ka filluar ndëritimi i shtëpive përfituese, tani banorët e Leposaviqit që do të kenë infrastukturë rrugore.

Postimi i plotë:

“Në veriun e Republikës së Kosovës ka filluar ndërtimi i shtëpive për familjet përfituese nga thirrja e MAPL-së për ndërtimin dhe renovimin e shtëpive.

Me Ministrin Xhelal Sveçla, në Leposaviq vizituam familjen e Hajriz Aliut dhe familjen e Bashkim Ibrahimit nga Fshati Cerajë. Ndërsa në Bistricë ishim tek familja e Muharrem Muharremit dhe familja e Artan Imerit.

Banorët e Leposaviqit tashmë kanë infrastruktur rrugore më të mirë për arsye të rrugës së asfaltuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Projekti për ndërtimin e shtëpive nga MAPL është një nga projektet qeveritare për ndërtimin e shtëpive duke pas parasysh edhe shtëpitë të cilat do të ndërtohen në lagjen Kroi i Vitakut nga MMPHI”, shkruan në një postim në Facebook Elbert Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat