Marigona Geci: Policia e Kosovës janë të shtetit, nuk janë të LVV-së, PDK-së dhe askujt tjetër

Aktuale

Marigona Geci: Policia e Kosovës janë të shtetit, nuk janë të LVV-së, PDK-së dhe askujt tjetër

Nga: N. Sh. Më: 19 tetor 2023 Në ora: 16:22
Marigona Geci

Deputetja e LDK-së, Marigona Geci ka thënë se Policia e Kosovës nuk duhet të instrumenalizohen nga partitë poltike.

Në fjalimin e saj në Kuvendin e Kosovës, Geci tha se, Policia nuk janë as të LVV-së, as të LDK-së, PDK-së, e as të AAK-së.

“Ata janë policia e shtetit tonë, djemtë dhe vajzat më të mirë të këtij vendi”.

“Presidentja po mundohet me darka me thanë që policia janë të mitë, LVV që dikur i shajke po thotë që janë të mitë, ashtu edhe PDK-ja”, shton ajo.

Geci thotë se Policia janë të shtetit tonë dhe nuk janë të askujt të partive politike.

Ajo kërkon nga Qeveria të ua plotëson kushtet Policisë.

Deputetja thotë se Policia kanë kërkuar plotësimin e kërkesave përmes një peticioni prej 5623 nënshkrime të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat