Rrustemi mbron në Kuvend vendimin e Presidentes për të mos e dekretuar Isufajn

Aktuale

Rrustemi mbron në Kuvend vendimin e Presidentes për të mos e dekretuar Isufajn

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 17:47
Adnan Rrustemi

Deputeti i VV’së, Adnan Rrustemi, gjatë seancës së sotme, e ka mbrojtur vendimin e presidentes Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror.

Rrustemi ka thënë se presidentja nuk ka mundur ta legjitimojë një proces “të diskredituar”.

“E mora fjalën në lidhje me një nga deklarimet e kolegëve deputetë që goditi presidenten për mosdekretimin e kandidatit apo të propozuarit për kryeprokuror të shtetit. Duhet ta them që në fillim se presidentja e Republikës së Kosovës e ka përgjegjësinë kushtetuese garantimin dhe funksionimin kushtetues të institucioneve të pavarura dhe kushtetuese dhe veprimi që e ka bërë presidentja është veprim i qartë i respektimit të Kushtetutës dhe shprehje besnikërie ndaj kushtetutës si asnjë president më parë. Shkeljet e konstatuara nga presidentja dhe shoqëria civile që kanë monitoruar këtë proces si shmangia nga zbatimi i kritereve ligjore për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, mohimi i mundësisë për mjete ankimor efektiv brenda KPK’së për kandidatët e pakënaqur, shkelja në procedurat e vlerësimit të reputacionit profesional të kandidatëve, shkelja në procedurat e vlerësimit të integritetit të kandidatëve, cenimi i transparencës, barazisë, meritokracisë dhe mungesave në dokumentacion kanë qenë bazë e qartë për mosdekretim. Me këtë veprim, presidentja natyrisht që nuk mund ta dekretonte dhe të formalizonte dhe legjitimonte një proces të diskredituar të një personi të diskredituar.”

Ai ka thënë se presidentja po e mbron ligjshmërinë, kushtetueshmërinë, ndërsa ka shtuar se Prokuroria Speciale duhet të tregojë se pse i kanë bërë presion prokurorit paraprak që t’i hiqet fletëarresti Radojiçiqit.

“Veprimi i presidentes është komplet në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe në mbrojtje të interesit publik”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat