Musliu: Policët në kampin “Enver Zymeri”, qëndrojnë në kontenjerë kancerogjenë

Aktuale

Musliu: Policët në kampin “Enver Zymeri”, qëndrojnë në kontenjerë kancerogjenë

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 17:52
Ganimete Musliu

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka thënë se pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në kampin “Enver Zymeri”, policët qëndrojnë në kontejnerë kancerogjenë.

Musliu tha se Njësia Speciale Intervenuese me të drejtë e ka bojkotuar darkën e thirrur nga presidentja Vjosa Osmani.

Tutje Musliu ka theksuar se po të mos ndodhte sulmi terorrist i 24 shtatorit, policia do të protestonte para Qeverisë së Kosovës.

“Kjo është fakt, prej mediave kam dëgju, është fakt i pamohueshëm. Presidentja e kryeministri që dalin në këtë mënyrë kaq të poshtër, le t’i falënderohen datës 24 shtator, policit të ndjerë Bunjaku, përndryshe ishin përballë në oborrin e Kuvendit me pajisjet e njësisë speciale. Ai kampi Enver Zymberi, Policia në atë kamp janë në kontejner kancerogjen, këta bëjnë hajgare. Nuk janë në zor policia për një gullash që ia qet presidentja”, ka thënë ajo.

Musliu tha se policët e Kosovës janë në gjendje të vdesin për vendin, kurse shteti nuk ua plotëson as kushtet elementare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat