Humolli: VV po dorëzohet më lehtë se Thaçi e Haradinaj

Aktuale

Humolli: VV po dorëzohet më lehtë se Thaçi e Haradinaj

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:13
Fatmir Humolli

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, thotë se niveli i partisë në pushtet dhe Qeverisë, është i shkëputur nga realiteti objektiv.

Ai tha se LVV para marrjes së pushtetit ka dhënë zotime se do t’i kryejë disa punë që nuk kanë mundur qeveritë e kaluara, e tash po dorëzohet më shpejtë se ato.

“Niveli i Vetëvendosjes dhe Qeverisë është i shkëputur prej realitetit objektiv. Tash kur po ballafaqohet me probleme po dorëzohet më lehtë se Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj, p.sh Haradinaj nuk u dorëzua për taksën”, deklaroi ai.

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, potencoi se Kurti është dashur të shkojë në zgjedhje për të kërkuar legjitimitet të ri. Ai po ashtu ka kritikuar Kurtin edhe për qasjen ndaj opozitës.

“Sikur t’i kishte realizuar disa kërkesa të opozitës, Kurti ish dalë shumë më i madh”, është shprehur Humolli.

Humolli ka dhënë dorëheqje nga LVV-ja gjatë muajit mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat