Rama: Nuk e dija që Albin Kurti do të vinte në stadium

Aktuale

Rama: Nuk e dija që Albin Kurti do të vinte në stadium

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:16
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se pse ai dhe homologu i tij nga Kosova, Albin Kurti u ulën të ndarë në stadium kur u zhvillua ndeshja Shqipëri – Çeki.

Rama e cilësoi çështje protokolli, duke shtuar se nuk kishte qenë në dijeni se Kurti do të ishte në Tiranë atë ditë.

“Unë nuk merrem me organizimin e protokollit, unë kisha tre vendet që kisha vetë, dhe vajta u ula në 3 vendet që kisha vetë, dhe në ndërkohë në atë boksin e veçantë, se pastaj pyeta dhe unë… në boksin e veçantë ishte jo vetëm Albini, por edhe një pjesë e anëtarëve të qeverisë së Kosovës, ishte zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, ishte dhe zv.kryeministrja jonë me të tjerë…kjo besoj s’është pyetje për mua, sepse unë kur shkoj në Kosovë i njoftoj të gjithë, kush më pret, kush s’më pret, nuk ka problem”, ka deklaruar ai.

Ndryshe kjo u komentua mjaft shumë mos takimi i tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat