“Po sillesh sikur shoku mësues”, “S’ke haber çka po folë”/ Gorani nxehet gjatë debatit me Kadaj-Bujupin

Aktuale

“Po sillesh sikur shoku mësues”, “S’ke haber çka po folë”/ Gorani nxehet gjatë debatit me Kadaj-Bujupin

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 22:23
Dukagjin Gorani e Donika Kadaj-Bujupi

Debat i nxehtë është zhvilluar sonte në “Pressing” në T7 mes Dukagjin Goranit e Donika Kadaj-Bujupit, teksa po diskutonin për Asociacionin.

Në një moment, Gorani i tha se “ju s’keni haber çka flisni”, ndërsa, Kadaj-Bujupi i tha atij “po sillesh sikur me kanë shoku mësues, me na notu këtu”.

Pjesë nga biseda:

Donika Kadaj-Bujupi: E thash që duhet me kundërshtu Asociacionin që është Zajednicë të cilin po e kërkon Serbia, që është jokushtetues sepse kërkon nivel të tretë të menaxhimit.

Dukagjin Gorani: Cili është mendimi i presidencës për marrëveshjen e vitit 2013?

Donika Kadaj-Bujupi: E ke kundërshtu edhe vetë…

Dukagjin Gorani, pyeti sërish: Cili është mendimi i presidencës për marrëveshjen e vitit 2013?

Teksa në debat ndërhynë edher panelistët e tjerë, këshilltarja e presidentës Osmani, Kadaj-Bujupi tha se marrëveshja duhet me u bazu në Kushtetutën e vendit.

Donika Kadaj Bujupi: Veç bazuar në Kushtetutën e vendit. Çkado që buron nga marrëveshja duhet me u bazu në Kushtetutën e vendit…

Dukagjin Gorani: Këta as nuk kanë haber se çka flasin e as nuk mbajnë përgjegjësi për fjalët që i flasin.

Donika Kadaj-Bujupi: E ti po sillesh sikur me kanë shoku mësues, me na notu këtu.

Dukagjin Gorani: S’keni haber për çka flisni.

Donika Kadaj-Bujupu: Ti s’po ki haber çka po folë, se po lypë me u implementu një marrëveshje jokushtetuese të cilën po e lyp Serbia, e kjo nuk do të pranohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat