Tahiri: Vuçiqi më lehtë jep dorëheqje sesa ta ekstradojë Radoiçiqin

Aktuale

Tahiri: Vuçiqi më lehtë jep dorëheqje sesa ta ekstradojë Radoiçiqin

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 23:55
Gazetari Besnik Tahiri

Gazetari Besnik Tahiri, i ftuar në emisionin Rubikon në Klan Kosova, është shprehur se presidenti serb, Aleksandar Vuqiq, mundet me dhënë dorëheqje, por jo ta ekstradojë Milan Radoiçiqin të cilin thotë se e ka si partnerin më të rëndësishëm ekskluzivisht në këto 5 vitet e fundi.

I pyetur se a mundet fuqia e Radoiçiqit ta rrëzojë Vuçiqin, ai tha se “është e pamohueshme fuqia e tij politike dhe ekonomike”.

“Shteti i Serbisë i ka dhënë të gjitha veglat Milan Radoiçiqit dhe disa njerëzve të tij të tjerë që të bëhen super të pasur”.

“Kjo vila që i është konfiskuar në liqenin e Ujmanit nuk krahasohet me vilën e tij në të cilën ai jeton në Dedinje të Beogradit, që është lagjja më elitare e kryeqytetit të Serbisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat