Kurti: Buxheti për komunat në vitin tjetër do të jetë 742 milionë euro

Aktuale

Kurti: Buxheti për komunat në vitin tjetër do të jetë 742 milionë euro

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 17:58
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se buxheti i komunave në vitin 2021 ishte 547 milionë euro. Kurse, sivjet është 654 milionë.

Sipas tij, vitin tjetër do të jetë 742 milionë euro apo 195 më shumë sesa ishte në vitin e parë të qeverisjes.

“Pra mbështetja jo vetëm që nuk ka munguar, por ajo vetëm sa është shtuar. Granti i përgjithshëm për komuna tani është më i larti ndonjëherë. Kemi zgjeruar bashkëpunimin në fushën e mjedisit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal përmes “Kartës së Komunës së gjelbër dhe të qëndrueshme”. Në dhjetor 2021 inauguruam ngrohjen me biomasë në Komunën e Gjakovës.

Ndërkaq në proces e sipër është studimi i fizibilitetit për ngrohje qendrore në gjithsej tetë komuna, në mënyrë që qytetarët të kenë ngrohje të qëndrueshme me çmim të përballueshëm. Anëtarësimi në organizatën ndërkombëtare Open Government Partnership, pas 10 vitesh përpjekje, e ka rreshtuar Kosovën me shtetet më demokratike në zotimin e përbashkët për qeverisje të hapur, llogaridhënëse dhe gjithëpërfshirëse.

Miratimi i Ligjit të Performancës do ta rrisë transparencën e komunave ndaj qytetarëve. Kurse lansimi i Platformës E-Komuna ua lehtëson qytetarëve marrjen e shërbimeve komunale. Ndër të tjera, në këto dy vjet e gjysmë janë nënshkruar gjithsej 15 nisma për bashkëpunim ndërkomunal dhe ndërkombëtar, kemi mbështetur afër 150 projekte të ndryshme kapitale në komuna përmes programeve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministrisë për Zhvillimin Rajonal, mbi 1500 të rinj nga 10 komuna të ndryshme kanë përfituar nga programi “Komunat për të rinj”, dhe janë ndarë 3 milionë euro për ndërtimin e shtëpive të komuniteteve jo shumicë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat