Parashikimi i fortë i Nostradamusit për shqiptarët, avokati: Prisni dhe shikoni..!

Aktuale

Parashikimi i fortë i Nostradamusit për shqiptarët, avokati: Prisni dhe shikoni..!

Nga: A.M. Më: 21 tetor 2023 Në ora: 11:13
Nostradamusi

Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka shpërndarë në rrjetin e tij social, Facebook një thënie të Nostradamusit, e që ka të bëjë me shqiptarët.

“Në qoftë se shqiptarët dhe gjuha e tyre që është shkruajtur për herë historia humane do të rezistoj deri në vitin 2000… atëherë ata do ta shkundin edhe njëherë këtë botë ashtu siç dinë vetëm ata”.

Avokati tha se Nostradamusi me këtë e ka bërë një parashikim shumë të saktë.

“Nostradamusi e ka kapur saktë: shqiptarët e shkundën botën në vitet 2000 se, në vitin 2008, ata krijuan shtetin e tyre të dytë, Kosovën, dhe e shkundën Botën që nga Beogradi në Moskë e nga Moska në Pekin”, shkroi ndër të tjera Ngjela, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Nostradamusi e ka kapur saktë: shqiptarët e shkundën botën në vitet 2000 se, në vitin 2008, ata krijuan shtetin e tyre të dytë, Kosovën, dhe e shkundën Botën që nga Beogradi në Moskë e nga Moska në Pekin.

Por Nostradamusi iu thotë kundërshtarëve tanë, mos i lini shqiptarët deri në vitin 2000 se ata do ta shkundin botën si dikur -  domethënë si atëherë kur kanë qenë superfuqi iliro-albane dhe e shkundën Evropën tej e tej... Prisni dhe shikoni...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat