Grenell e komenton fotografinë e Ramës me Haradinajn: Oh…

Aktuale

Grenell e komenton fotografinë e Ramës me Haradinajn: Oh…

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 12:34
Richard Grenell

Richard Grenell, ish-dërguari i posaçëm i ShBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë gjatë Administratës Trump, ka publikuar fotografinë nga takimi mes Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, dhe Ramush Haradinajt, ish-kryeministër i Kosovës.

Takim u realizua në Zyrën e Kryeministrisë në Tiranë, ndërsa Grenell ka bërë një postim interesant.

“Oh….” – ka shkruar Grenell në X.

Takimin Haradinaj e ka quajtur vëllazëror, derisa ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat