Kelmendi: Këto janë disa nga shkaqet pse po heqin dorë kolekitivisht nga feja myslimane

Aktuale

Kelmendi: Këto janë disa nga shkaqet pse po heqin dorë kolekitivisht nga feja myslimane

Nga: A.SH Më: 22 tetor 2023 Në ora: 13:04
Foto nga vendi i ngjarjes

Profesori Muhamet Kelmendi, ka reaguar për raportimet rreth braktisjes së fesë islame.

Sipas tij, përveç tubimit në Strellc të Deçanit, tumbie po mbahen edhe në vendet tjera të Kosovës.

Ai madje, ka përmendur edhe disa nga shkaqet pse u larguan një grup nha Strellci i Deçanit nga feja islame.

Shkrimi i plotë:

Dje, më 21. X.2023, në Strellc të Deçanit u mbajtë një tubim me qytetar nga Lëvizja në Kosovë mbi ideologjinë e rilindasëve:

Me moton e rilindasëve:

"Mos shikoni kisha e xhamia, se feja e shqiptarit është shqiptarie", u larguan të gjithë nga feja muslimane.

Me këtë lëvizje po zhvillohen takime dhe tubime edhe në anët tjera të Kosovë. Kudo po deklarohen pjesëmarrësit se po heqin dorë kolekitivisht nga feja muslimane.

Në takim të Strellecit u paraqiten disa shkaqe:

1. Ekstremizëm i lartë i fesë muslimane,

2. Pa dituria se çka po thonë në emër të besimit, sepse tërë feja zhvillohet në gjuhën arabe.

3. Ndërtimi pa asnjë kriter të xhamive nëpër Kosovë dhe

4. Udhëheqja e dobët të kësaj feje në Kosovë dhe kudo në botë.

Kjo duhet me kujdes të analizohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat