Lajçak tregon se ҫka u diskutua në Prishtinë e Beograd, përmend se ҫfarë do të ndodhë me dialogun pas rastit të 24 shtatorit

Aktuale

Lajçak tregon se ҫka u diskutua në Prishtinë e Beograd, përmend se ҫfarë do të ndodhë me dialogun pas rastit të 24 shtatorit

Nga: H.O. Më: 22 tetor 2023 Në ora: 23:34
Pamje nga vizita

Miroslav Lajçak, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, përmes një postimi të tij në Facebook ka raportuar rreth vizitave të fundit në Kosovë dhe Serbi.

Lajҫak shkruan se pas vizitës së përbashkët me këshiltarrë nga Franca, Gjermania dhe Italia, si dhe i dërguari i SHBA-së, Escobat kanë biseduar rreth normalizimit të marrëdhënieve.

Ai thotë se temë e diskutimit ishte gjendja e sigurisë në veri dhe ngjarjet e 24 shtatorit i quanë të paprecedentë.

Postimi i plotë:

Sapo u ktheva nga vizita ime e përbashkët në Kosovë dhe Serbi. Udhëtova së bashku me këshilltarët kryesorë të Jashtëm dhe të Sigurisë të Francës, Gjermanisë dhe Italisë, si dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Escobar. Si në Prishtinë ashtu edhe në Beograd kemi diskutuar me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti se si të avancohet normalizimi i marrëdhënieve dhe të arrihet progres në zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit. Temë e diskutimit ishte edhe gjendja e sigurisë në veri të Kosovës.

Ne nënvizuam të dy liderët se ngjarjet e 24 shtatorit përbëjnë një përshkallëzim të qartë dhe të paprecedentë, i cili tregon gjithashtu se si de-përshkallëzimi ashtu edhe normalizimi janë tani më urgjente se kurrë. Së bashku me partnerët tanë, ne qëndrojmë të bashkuar në dënimin e sulmeve terroriste dhe theksojmë se të gjithë autorët duhet të dalin para drejtësisë, duke pritur bashkëpunim të plotë nga Serbia në këtë drejtim.

Ngjarjet e 24 shtatorit nuk e ndryshojnë faktin që Kosova dhe Serbia kanë hyrë në Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit në fillim të këtij viti.

Në diskutimet tona kemi përcjellë pritjen që Kosova dhe Serbia të përmbushin plotësisht obligimet e tyre në dialog. Çdo kusht apo vonesë është e papranueshme.

Falenderoj partnerët e mi për këtë vizitë dhe së shpejti do të vazhdojmë diskutimet tona.

Image
Pamje nga vizita
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat