Sveçla priti në takim lamtumirës ambasadorin Qemal Minxhozi, angazhimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej

Aktuale

Sveçla priti në takim lamtumirës ambasadorin Qemal Minxhozi, angazhimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 15:58
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Mixhozi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Mixhozi, i cili është në fund të mandatit të tij diplomatik në vendin tonë.

Me rastin e përfundimit të mandatit të tij, ministri Sveçla e falënderoi ambasadorin Minxhozi për angazhimin e tij përgjatë viteve për avancimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve në mes të dy
vendeve tona.

“Me këtë rast, ai vlerësoi bashkëpunimin, si dhe përkushtimin e ambasadorit Minxhozi për t’i përafruar edhe më shumë qytetarët e vendeve tona. Ministri theksoi se angazhimi mes dy vendeve do të thellohet edhe më tej në shërbim të qytetarëve të dy vendeve”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Ndërsa, ambasadori Minxhozi e falënderoi ministrin Sveçla për angazhimin dhe gatishmërinë për të quar përpara agjenda të rëndësishme në shërbim të dy vendeve, të cilat kanë ndikuar në
cilësinë e shërbimeve dhe afrimin e mëtejmë mes qytetarëve tanë.

Ndër bashkëpunimet me rëndësi që kanë ndodhur mes dy ministrive të dy vendeve janë: Marrëveshja për lehtësimin e procedurave për kalim të kufirit, hapja e pikës së përbashkët kufitare Krushevë – Shishtavec, Marrëveshja për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit, Marrëveshja për lehtësimin e procedurave dhe kushteve për marrjen e leje qëndrimit etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat