Haradinaj: Gjykata Kushtetuese vazhdon të jetë gardiane e mbrojtjes së rendit kushtetues

Aktuale

Haradinaj: Gjykata Kushtetuese vazhdon të jetë gardiane e mbrojtjes së rendit kushtetues

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 18:25
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 14-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese.

Haradinaj ka thënë se ky institucion vazhdon të jetë gardian i rendit kushtetues në Kosovë.

“Kisha nderin të jem pjesë e shënimit të 14-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila u shënua me një ceremoni solemne dhe me një konferencë ndërkombëtare me temë: “Kontributi i gjykatave kushtetuese në mbrojtjen dhe fuqizimin e vlerave themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut”.

“Gjykata Kushtetuese vazhdon të jetë gardiane e mbrojtjes së rendit kushtetues. Funksionimi dhe efikasiteti i këtij institucioni duhet të merret si model i funksionimit të gjyqësorit në vendin tonë”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat