Szunyog në 14 vjetorin e Kushtetueses: Të jetë e pavarur, pa ndërhyrje politike

Aktuale

Szunyog në 14 vjetorin e Kushtetueses: Të jetë e pavarur, pa ndërhyrje politike

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 19:44
Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, e ka uruar Gjykatën Kushtetuese për 14 vjetorin e saj.

Szunyog, në platformën ‘X’ ka thënë se ajo duhet të jetë e pavarur dhe pa ndërhyrje politike.

“Urime Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për 14 vjetorin e saj. Ajo duhet të jetë e pavarur dhe pa ndërhyrje politike, zbatimi i të gjitha vendimeve të saj është vendimtar”.

“BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Gjykatën në promovimin e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, shkroi ai.

Edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka uruar 14-vjetorin e themelimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka theksuar se gjykata luan një rregull të jashtëzakonshëm për përforcimin e demokracisë së re.

“Që kjo të ndodhë, ndarja e pushteteve dhe pavarësia e gjyqësorit janë thelbësore. Zbatimi i plotë i të gjitha vendimeve të gjykatës nga ekzekutivi është çështje e shtetit të së drejtës”, ka potencuar Rohde.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat