Daçiq: S’do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës e as anëtarësim në OKB

Aktuale

Daçiq: S’do të ketë njohje të pavarësisë së Kosovës e as anëtarësim në OKB

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 20:23
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk e ka ndryshuar politikën karshi Kosovës.

Daçiq në Kuvendin e Serbisë të hënën ka thënë se “Serbia s’do ta njohë pavarësinë e Kosovës e as nuk do ta lejojë hyrjen në OKB”.

“Dua të hedh poshtë çdo pretendim se kjo udhëheqësi e Serbisë ka ndërmarrë diçka kundër interesave kombëtare apo shtetërore.

Politika jonë është e qartë, që do të thotë se nuk ka njohje të pavarësisë së Kosovës, as hyrje në OKB, pasi kjo do të nënkuptonte se ata do të jenë të njohur si shtet”, ka thënë Daçiq, raporton “Tanjug”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat