Kimete Berisha: Lumir badihavgjia, mos më thirr se s’të vijë

Aktuale

Kimete Berisha: Lumir badihavgjia, mos më thirr se s’të vijë

Nga: H.O. Më: 23 tetor 2023 Në ora: 21:32
Lumir Abdixhiku dhe Kimete Berisha

Edhe Kimete Berisha ka komentuar ‘podcastin’ e LDK-së nga kryetari i saj Lumir Abdixhiku. Berisha shkruan në Facebook se më mirë Abdixhiku të mos merrej me asgjë të heshte, se me gjëra të kota, siҫ i quan ajo.

Kryetarin e LDK-së e quan ‘Lumir badihavgjia’, dhe ka një këshillë për të:

“Pulloverin krahëve, kokën ulur dhe shuj! Heshtja e hijeshon njeriun”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Lumir badihavgjia!

S'ka gjë që urrej më shumë se sa kur mbështeten njerëzit për duvari, mblidhen rreth tavolinës së parkut për ta çliruar Çamërinë....,

në autobus, në livadhe, te kroi i mbretit, sokaqeve, në taksi, në çajtore, sidomos në plazh nxehen keq shqiptaria, e poshtë e lartë flasin për politikë.

Ia qet dy lugë sheqer gotës së çajit, dhe thërret: A jetohet kështu bre...!

Fjalët e gjata dhe llafet, përveç që janë të panevojshme, janë edhe të dëmshme, sepse tregojnë se ti as nuk e di se ne nuk kemi nevojë për llafatorë, por për njerëz që flasin pak, sa më pak, mundësisht hiç.

O mos fol hiç, në e ditsh Zotin hak!

Tregu i fjalëve të tepërta, fjalët që teprojnë nuk janë për opozitën.

Shaj. Më mirë shaj se sa që tjerr, jo kështu duhet të jetë, jo ndoshta më mirë ashtu...

Me fjalë të tepërta merren ata që kanë kohë të tepërt.

Ata që s'dinë tjetër, pos të ankohen, ata që kërkojnë të tjerët t'ua ndreqin problemet, ata që i shtojnë problemet me fjalë.

Me llafe të panevojshme e me thashetheme në podcaste merret Edi Rama, por ai merret me pallavra të kota për t'u dukur 'normal', për të marrë pushime të shkurtëra nga pushteti i  gjatë që e ka lodhur, për të qenë 'në rrjedha',

ama ti s'do të duhej të kishe kohë për muhabete të kota...

sepse ende nuk ia ke nisur.

Fjalët nuk të ndihmojnë, përveç nëse e ke nijet të thuash diçka që s'e ka thënë kush para  teje...!

Duke i përmendur të mirat që i solli e kaluara politike, Lumiri i tha Besimit: Politikanët e të kaluarës na i sollën dy 'sende':

- Lirinë dhe Pavarësinë. Ndërsa ne duhet t'i sjellim dy 'sende' tjetra: NATO-n dhe BE-në.

'Liria dhe Pavarësia janë dy sende të mira'.

E shehpra: Fjala e tepërt ia nxjerr njeriut edhe padijen që nuk e ka...

Prandaj, pulloverin krahëve, kokën ulur dhe shuj!

Heshtja e hijeshon njeriun.

P.S. Mos më thirr se s'të vijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat