Behrami për Kurtin: Ai nuk i frikësohet kësaj opozite, ai e ben vetëm një pyetje dhe ata vrapojnë të përgjigjen

Aktuale

Behrami për Kurtin: Ai nuk i frikësohet kësaj opozite, ai e ben vetëm një pyetje dhe ata vrapojnë të përgjigjen

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 21:29
Analisti Artan Behrami

Analisti Artan Behrami ka thënë në Pressing se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i frikësohet opozitës aktuale parlamentare.

Sipas tij, opozita ka rënë në narracionin e ndërtuar nga Kurti.

Specifikisht, ai thotë se Kurti e shtron një pyetje dhe opozita vrapon t’i përgjigjet atij.

Në këtë mënyrë, Behrami thotë se opozita gabon kur shikon matjet publike sesi të sillet ndaj Kurtit.

”Kurti nuk i frikësohet kësaj opozite sepsë këta kanë ra pre e narracionit të tij. Pra ai e shtron vetmë një pyetje dhe opozita vrapon me u përgjigj, a jeni me Kosovën apo me Serbinë. A jeni me mua apo me Vuçiqin. Opozita po bën gabim që gjithë ditën po merret me barometrat e opinionit publik, a është mirë t’i kundërvihemi apo mos t’i kundërvihemi”, ka thënë Behrami. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat