Osmani i përgjigjet ambasadorit rus dhe kryeministres serbe në OKB: Ky është dallimi mes Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Osmani i përgjigjet ambasadorit rus dhe kryeministres serbe në OKB: Ky është dallimi mes Kosovës dhe Serbisë

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 22:09 Përditësuar në ora: 00:31 më 24.10.2023
Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

Osmani në OKB: Kosova është vend me plotë Mandela, Ganda dhe Martin Luter Kinga

Presidentja Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit të OKB-sa ka thënë se në tavolinën e dialogut në njërën anë është kryeministri Albin Kurti, ish i burgosur i Serbisë, ndërkaq në anën tjetër presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i propagandës së Millosheviqit.

Ajo tha se Kosova ka shumë njerëz që ulen në tavolinë për të luftuar për paqen dhe pajtimin.

“E keni dëgjuar Rusinë dhe Bërnabiqin duke thënë për të ashtuquajturin “terrori Kurti”. Albin Kurti është kryeministër i Republikës së Kosovës, por gjithashtu ishte i burgosur i luftës, i torturuar deri në vdekje në burgjet e tyre. Ndërsa, presidenti i Serbisë gjatë atyre vjetëve ishte ministër i propagandës të Millosheviqit, dhe ata publikisht kanë deklaruar edhe sot përfshirë edhe mbrëmë se do të kishin dëshiruar që Kurtin kurrë të mos e kishin liruar të gjallë nga burgu”.

“Kosova ka zgjedhur dialogun, në atë tavolinë të udhëhequr nga delegacioni i BE-së, në njërën anë e kemi kryeministrin e Kosovës, një të burgosur politik dhe në anën tjetër presidentin e Serbisë, qe e kishte torturuar atë kur ishte pjesë e regjimit të Millosheviqit. Nuk do të heqim dorë kurrë nga dialogu si  mënyra e vetme për të zgjidhur dallimet ndërmjet nesh sepse Kosova është vend plotë me Mandela, Ganda dhe Martin Luther King. Njerëz që luftojnë për të ardhmen, paqen dhe pajtimin”, ka thënë Osmani.

Osmani, ambasadorit rus në OKB: Po e përdorni propagandën tuaj kundër UÇK-së

Presidentja Vjosa Osmani i ka reaguar ambasadorit të Rusisë në OKB, Vasily Nebenzya, pas fjalimit të tij në seancën e sotme për agresionin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ajo i tha atij se Rusia po bën propagandë ndaj popullit të Kosovës.

“Ishte e vështirë të kuptohet nga Federata Ruse se cila pjesë ishte e saktë dhe cila jo. Rusia përsëri e përdori propagandën kundër popullit të Kosovës dhe atyre që luftuan për lirinë e Kosovës, UÇK-ja”.

“Dallimi më i madh mes Kosovës dhe Serbisë është sepse ne nuk frikësohemi nga drejtësia, për këtë arsye i kemi krijuar Dhomat e Specializuara sepse nuk do të lejojmë që të krijohen paralele ndërmjet atyre që kanë kryer gjenocid dhe atyre që e kanë mbrojtur popullin tonë nga gjenocidi”, ka thënë Osmani.

Hoxha, Bërnabiqit: Kur të dëgjova çka po flisje, mendova mos jam në ndonjë takim për Sirinë

Ferit Hoxha, Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në seancën ku po diskutohet për situatën në Kosovë, ka ironizuar me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Kryeministrja serbe, në fjalimin e saj pretendoi se në Kosovë, serbët po jetojnë nën “tmerrin e regjimit të Albin Kurtit”, duke thënë se ata po gjuhen me armë zjarri nga shqiptarët, po arrestohen, po gjykohen e çka jo tjetër.

Por Hoxha, në fjalën e tij para të pranishmëve, e demantoi Bërnabiqin, duke i thënë se kur e dëgjoi se çka po fliste, “mendova mos e kam gabuar seancën me ndonjë për Sirinë".

“Isha i befasuar sinqerisht të dëgjoja analizën e kryeministres (serbe) për situatën në Kosovë. Kontrollova titullin e takimit mos e kam gabuar ndonjë takim për Sirinë. Asnjë prej elementeve që i përmendët, nuk reflektohen në, siç thatë, në raportin e Sekretarit të Përgjithshëm, OSBE-së a EULEX-it, dhe të gjithë këta jetojnë e punojnë në Kosovë. Ka ndoshta probleme natyrisht sikurse në të gjitha vendet tona, përfshirë edhe për mos vendosjen e rripit të sigurisë, por askush s’mund të mohojë se ka ligje moderne, institucione demokratike dhe ka procese ligjore të barabarta për çdo person në Kosovë”, deklaroi Hoxha.

Ai tha po ashtu se Shqipëria nuk do territore të të tjerëve, duke i reaguar përfaqësuesit rus në këtë seancë, i cili e akuzoi Tiranën se po do ta bëjë “Shqipërinë e madhe”.

Rusia: Ka përpjekje për të ushtruar kontroll të plotë mbi popullatën serbe në Kosovë

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së temë kryesore e pati Kosovën.

Aty, u trajtua raporti i UNMIK-ut i prezantuar nga shefja Caroline Ziadeh.

Po ashtu u diskutua edhe agresioni i Serbisë në Banjskë të Zveçanit, ku më 24 shtator u vra polici Afrim Bunjaku.

Por, qasje krejtësisht tjetër pati përfaqësuesi i Rusisë Vasily Nebenzya.

Në fjalën e tij, ai tha se në Kosovë ka përpjekje për të ushtruar kontroll të plotë mbi popullatën serbe.

“Në prill, Prishtina i solli kryetarët e emëruar, janë zgjedhur me një pseudo-zgjedhje me 3.4 për qind të pjesëmarrjes. Ato u bojkotuan nga serbët. ShBA dhe BE-ja i njohu si të shëndosha. Si pasojë e drejtpërdrejtë kryetarët e tillë morën me dhunë ato objekte dhe më pas sollën aktet e dhunës”, tha ai.

“Është më brengosëse shfaqja e KFOR-it krah shqiptarët duke i goditur me pushkë automatike që po protestonin. Ka pasur të lënduar nga të dyja palët dhe për fat nuk ka pasur viktima”, shtoi Nebenzya.

Ai tha se u shpreh i habitur me insistimin e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, për ta futur edhe Rusinë në atë se çka po ndodh në Kosovë.

Wood: UNMIK nuk ka më rol në sigurinë e Kosovës

Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Robert A. Wood, tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë rrezikoi jetën e qytetarëve, si dhe personelin e NATO-s dhe të BE-së.

Ambasadori amerikan tha se pas sulmit, grupi i armatosur u tërhoq në “një vend të tretë”, një aludim i qartë për Serbinë, por që nuk e përmendi me emër.

“Qeveria ime e dënon sulmin më 24 shtator në veri të Kosovës. Sulmi ishte një akt që vuri në rrezik jetën e shqiptarëve të Kosovës”.

“Duhet të ketë përgjegjësi të plotë në pajtim me sundimin e ligjit për autorët e krimit. Individët që janë në vende tjera duhet të ekstradohen në Kosovë”.

Ai tha se SHBA mbështetë dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja.

Sipas tij, SHBA-ja punon ngushë me BE dhe NATO-n për të ndërmarrë masa deskaluese. “Të dy palët të vazdojnë dialogun me hapa konkret. SHBA mbështet dialogun nga BE”.

Gjithashtu, ai mirëpriti rritjen e forcave në veri të Kosovës. “Kjo prani duhet të mbahet sa të ketë nevojë”.

Përfaqësuesi amerikan përsëriti qëndrimin se Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) duhet të mbyllet.

“UNMIK nuk ishte i përfshirë në hetimin e sulmit të 24 shtator; nuk ka më rol në siguri”, tha ai.

Ambasadori japonez në OKB: Kosova dhe Serbia të respektojnë obligimet nga marrëveshjet e arritura

Ambasadori i Japonisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Ishikane Kimihiro, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet t’i respektojnë me përpikëri të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut.

Ai, në mbledhjen e sotme të Këshillit, ka deklaruar se presin edhe stabilizim të situatës në veri të Kosovës.

“Shprehim brengat tona për të dyja palët që të ushtrojnë maturi të përmbahen nga veprimet e dhunshme që mund të qojnë në deeskalim të situatës, për sulmet e 24 shtatorit autorët duhet të mbahen përgjegjës para drejtësisë”.

“Situata në veri të Kosovës duhet të stabilizohet. Palët të respektojnë me përpikëri obligimet nga marrëveshjet e arritura”, ka thënë Kimihiro.

Përfaqësuesja e Francës në OKB: Të formohet Asociacioni dhe të mbahen zgjedhjet në veri

Përfaqësuesja e Francës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, Nathalie Estival-Broadhurst, ka thënë se Serbia dhe Kosova duhet që të punojnë së bashku për të dalë nga situata në të cilën janë tani, pas sulmit të 24 shtatorit.

Ajo, në mbledhjen e sotme të Këshillit, theksoi se palët duhet t’iu përmbahen zotimeve të dhëna nga marrëveshjet e arritura në kuadër të procesit të dialogut.

“Situata është përkeqësuar kanë ndodhur disa incidente në gjashtë muajt e fundit, janë lënduar disa ushtarë të KFOR-it. Franca e dënon sulmin e papranueshëm të 24 shtatorit kundër Policisë së Kosovës që shpuri në vdekjen e një rreshteri, shpresojmë që  do të bëhen të gjitha hetimet e nevojshme dhe do të zbardhet shkaku i sulmit”.

“Ne presim nga palët që të jenë pa rezerva në zotimet dhe angazhimin e plotë të tyre për zbatimin e zotimeve nga të gjitha marrëveshjet e arritura. Kërkojmë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në to”, ka thënë Estival-Broadhurst.

ShBA: Të dyshuarit e tjerë për Banjskën të ekstradohen në Kosovë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar ekstradimin e personave të dyshuar në rastin e Banjskës.

Kështu tha zëvendëspërfaqësuesi i përhershëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatës e Kombeve të Bashkuara Robert Wood.

“ShBA e dënon sulmin e 24 shtatorit. ishte një akt që vuri në rrezik jetën e qytetarët e Kosovës. Duhet të ketë përgjegjësi të plotë bazuar në ligj”, tha Wood.

Wood tha se Shtetet e Bashkuara po punojnë ngushtë me BE-në dhe NATO-n për ta deeskaluar situatën.

“Vazhdojmë ta mbështesim dialogun si rruga më e mirë për pajtimin e Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.

Po ashtu ai theksoi se e ShBA e mirëpresin rritjen e numrit të KFOR-it në veri.

“Kjo prani do të mbahet sa të jetë e nevojshme”, tha zëvedëspërfaqësuesi i ShBA-së në OKB.

Si pasojë e agresionit të Serbisë më 24 shtator, u vra polici Afrim Bunjaku.

Kundërpërgjigja e autoriteteve kosovare ishte e menjëhershme.

Policia arriti t’i eliminojë tre anëtarë të grupit terrorsit serb.

​Osmani: Vendosmëria e Serbisë për të destabilizuar rajonin dhe për të pushtuar toka është në kulmin e saj

Presidentja Vjosa Osmani në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ka deklaruar se Serbia u përpoqën të ndërrojë vendin e agresorit me atë të viktimës, por faktet janë të pakundërshtueshme dhe provat tregojnë se këto grupe terroriste janë financuar, trajnuar, armatosur dhe strehuar nga Serbisë.

Osmani ka përfaqësuar vendin tonë në KS të OKB-së, lidhur me raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim, Osmani ka folur për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator.

Osmani: Serbia dëshiron të shtrembëron të vërtetën

“Pas 24 shtatorit, gjithçka ka ndryshuar dhe shumë gjëra mbeten konstante në të njëjtën kohë. Nga njëra anë, përkushtimi i Kosovës për mbrojtjen e sovranitetit tonë, promovimin e një sundimi të ligjit dhe demokracisë në avancim, si dhe nxitjen e marrëdhënieve pozitive fqinjësore, mbetet i palëkundur. Nga ana tjetër, vendosmëria e Serbisë për të destabilizuar rajonin për të pushtuar tokën dhe për të përsëritur librat e lojërave të Millosheviçit dhe Putinit është në kulmin e saj. Ajo që Serbia priste të ndodhte atë ditë ishte të kishte sukses në planin e saj të stilit të Krimesë për aneksimin e veriut të Kosovës. Ajo që u zu në befasi Serbia është vendosmëria dhe reagimi i palëkundur profesional i forcave të Policisë së Kosovës... Megjithatë, ajo që kemi dëgjuar sot nga Serbia është një zgjatje e përsëritjes së tyre përpjekjet për të ulur shkallën e këtij kërcënimi të paprecedentë të sigurisë dhe aktit të agresionit kundër Kosovës. Ata duan gjithashtu të shtrembërojnë të gjithë të vërtetën që u shpalos para syve të botës. Ata u përpoqën të ndërronin vendin e agresorit me atë të viktimës së agresionit. Por faktet janë të pakundërshtueshme dhe provat tregojnë të kundërtën. Këto grupe terroriste janë financuar, trajnuar, armatosur dhe strehuar nga një burim, Republika e Serbisë“, ka thënë ajo.

Osmani tha se financimi i dy organizimi terroriste ka ardhur nga Serbia, duke i dhënë edhe paga mujore. Sipas saj, para sulmit ata ishin angazhuar për frikësimin e serbëve dhe sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Osmani: Ka pasur trajnime të përhershme të këtyre grupeve në bazat ushtarake në Serbi

“Siç tregojnë hetimet ka pasur trajnime të përhershme të këtyre grupeve në bazat ushtarake në Serbi, përfshirë në Kalivoda Pasoans dhe Rashkë ka video prova dhe institucionet e sigurisë së Serbisë e pranojnë trajnimin e këtyre organizatave terroriste. Elementi i tretë, armët që i kemi konfiskuar nga terroristët vetëm atë ditë që mund të përdoren ishte më së paku 400 dhe shumica e tyre janë armë ushtarake që prodhohen në fabrika në Serbi“, tha ajo.

Sipas saj, qëllimi i Serbisë më 24 shtator ishte deeskalimi i tërë Ballkanit Perëndimor.

Osmani: Ishte një plan për të destabilizuar të gjithë Ballkanin Perëndimor

“Kjo nuk është një grindje mes dy vendeve apo një lojë fajësimi. Ajo që ndodhi më 24 shtator nuk ishte vetëm një sulm ndaj Kosovës, ishte një plan për të destabilizuar të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ky ishte një sulm kundër demokracisë dhe lirisë, si dhe paqes dhe stabilitetit, të cilat ju keni ndihmuar të ndërtohen, prandaj ne duhet të jemi bashkë në këtë betejë.....derisa Vuçiq synon të mbulojë synimet e vërteta, akti e shfaqi motivin prapa tij. Ai dëshiron më shumë territor, kaq e thjeshtë”, duke shtuar se sasia e armatimit paraqesin kërcënim jo vetëm për popullin e Kosovës por edhe për pjesëtarët e KFOR-it.

Ndër të tjera, e para e vendit ka folur edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës.

Përfaqësuesi i Kinës: Kosova dhe Serbia të kthehen në binarët e dialogut

Përfaqësuesi i Kinës në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së bën thirrje që Kosova dhe Serbia të kthehen në binarët e dialogut.

Ai thotë se Kina dënon sulmet në Kosovë derisa shton se bashkësia ndërkombëtare duhet të mbajë sigurinë në Kosovë dhe Ballkan.

“Pozita e Kinës në raport me Kosovën është e qartë dhe e vendosur, që është për zgjidhje te praueshme brenda rezolutës 1244, pavarësia dhe integriteti Serbisë duhet të respektoht, nuk duhet të kete pengesa.

I dënojmë sulmet që kane ngritur tensione. Kosova dhe Serbia të kthehen në binarët e dialogut.

Autoritetet e Kosoves duhet të marrin masa per te zbutur tensionet. Serbia dhe Kosova kane mbajtur takime te nivelit me lehtësimin e BE. Presim qe te kete rezultate nga këto diskutime, Kina çmon rezultatet ne kete drejtim. Autoritetet kosovare duhet ti permbushin zotimet dhe te marrin verpime per ti hequr pengesat qe pengojnë dialogun. Bashkesia nderkombare duhet ta mbaje sigurinë ne Kosovë dhe Ballkan. Kina eshte e gatshme per te kontribuar ne kete qellim”, tha përfaqësuesi i Kinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat