Selmanaj thotë se Asociacionin e bëjnë vetëm heronjtë: Kurti s’ka guxim ta bëjë, nuk është në ujëra të pastra kombëtare

Aktuale

Selmanaj thotë se Asociacionin e bëjnë vetëm heronjtë: Kurti s’ka guxim ta bëjë, nuk është në ujëra të pastra kombëtare

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 22:05
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka thënë në Pressing se për Asociacionin nevojiten vetëm liderët e guximshëm.

Këta liderë, Selmanaj i cilëson si “heronjtë politikë”.

Por shton se këtë nuk po e sheh te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti ka nevojë për një armik kujdestar, duke shtuar se në këtë mënyrë ”Kurti i arsyeton dështimet”.

”Këtë e bëjnë vetëm liderët e guximshëm, heronjtë e vërtetë politikë, njerëz që vërtet kanë guximin intelektual dhe patriotik ta bëjnë. Te ky nuk po e shoh. Sa e kam pa Kurtin ky dëshiron që ta ketë një armik kujdestar për të arsyetuar dështimet e veta. Kur ka dështime në qeverisje thotë mediat kanë faj, janë të kapura. Kur dështon në arsim, thotë sindikatat i kanë fajet, kur dështon në shëndetësi thotë mjekët i kanë fajet, kur dështon në drejtësi thotë se gjyqtarët i kanë fajet, kur dështon në shkuarjen e ligjeve të veta thotë Gjykata Kushtetuese i ka fajet, kur dështon në infrastrukturë thotë qeveritë e kaluara i kanë fajet, kur dështon në dialog thotë ndërmjetësit i kanë fajet”, ka thënë ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat