Miftaraj: Ambasadori shqiptar i tregoi Brnabiqit dhe azilantit rus se fjalimet e tyre janë një fantazi e shfrenuar

Aktuale

Miftaraj: Ambasadori shqiptar i tregoi Brnabiqit dhe azilantit rus se fjalimet e tyre janë një fantazi e shfrenuar

Nga: A.SH Më: 23 tetor 2023 Në ora: 23:57
Ferit Hoxha

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ambasadori i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka mbajtur fjalimin e tij, duke e mbrojtur Kosovën në KS të OKB-së.

Ehat Miftaraj ka thënë se Hoxha i tregoi Brnabiqit dhe azilantit rus në OKB në New York se fjalimet e tyre janë një fantazi e shfrenuar.

Postimi në Facebook:

Ambasadori i Edi Rames ne OKB, duke e mbrojtur Kosoven ne mbledhjen e Keshillit te Sigurimit i tha Brnabiqit dhe ketij azilantit rus ne OKB në New York se fjalimet e tyre jane nje fantazi e shfrenuar.

Ne marsin e vitit tjeter tha se behen 25 vite ose nje çerek shekulli kur Kosova dhe Serbia i kane ndarë rruget nje here e pergjithmonë.

Sigurisht se ambasadori i Rames tha edhe shume te verteta tjera, por me e rendesishme ishte demaskimi i regjimeve ne Beograd dhe Moskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat