“E tmerrshme!”, Bytyçi ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Kjo është kërkesa e tij që përputhet fjalë për fjalë me atë të ambasadorit rus

Aktuale

“E tmerrshme!”, Bytyçi ‘shpërthen’ ndaj Ramës: Kjo është kërkesa e tij që përputhet fjalë për fjalë me atë të ambasadorit rus

Nga: A.M. Më: 24 tetor 2023 Në ora: 07:43
Edi Rama

Ngjarjet e 24 shtatorit përshkuan pothuajse të gjitha diskutimet në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilat u bë thirrje për vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

Gjatë kësaj séance mori fjalë është ambasadori rus në OKB, ku kërkoi largimin e Njësisë Speciale të Kosovës dhe marrjen e veriut nën kontroll nga KFOR-i.

E për këtë reagoi edhe profesori Enver Bytyçi.

Ai në një shkrim në rrjetin social Facebook, tha se kërkesa e ambasadorit rus për largimin e forcave speciale është fjalë për fjalë e ngjashme me atë të Edi Ramës.

“E tmerrshme! se si mund të jenë kaq mirë të rekorduar në kërkesa rusët, serbët dhe Edi Rama?!” – tha Bytyçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Është ora 23.25 minuta. Po shënoj dhe datën, 23 tetor 2023. Po ndjek fjalën e ambasadorit rus në OKB, gjatë mbledhjes së KS kushtuar Kosovës!

Tha fjalë për fjalë se "duhen larguar forcat speciale të Kosovës nga komunat e veriut dhe KFOR-ri duhet të marrë kontrollin e këtij territori"!

Ishte kjo deklaratë fjalë për fjalë me atë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar në mënyrë të përsëritur prej datës 24 shtator 2023.

E tmerrshme! se si mund të jenë kaq mirë të rekorduar në kërkesa rusët, serbët dhe Edi Rama?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat