Halimi: Kurti të raportonte në Kuvend për ultimatumin e pesëshes diplomatike, para se të ligjëronte në Greqi

Aktuale

Halimi: Kurti të raportonte në Kuvend për ultimatumin e pesëshes diplomatike, para se të ligjëronte në Greqi

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 14:15
Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi ka thënë se Kryeministri i vendit, Albin Kurti do të duhej të raportonte në Kuvend për siç tha ajo “ultimatumin” e marrë nga pesëshja diplomatike.

Përmes një postimi në Facebook, Halimi ka thënë se kreu i Qeverisë ka hyrë në ujëra të turbullta me politika konfliktuoze.

Postimi i plotë:

Kryeministri do të duhej të raportonte në Kuvend për ultimatumin që ka marrë nga pesëshja që përfaqësojnë aleatët strategjik të Kosovës, para se të ligjërojë nga Greqia për trazirat në Evropë e problemet në të katër anët e botës.

Shumë popullist në mitingje zgjedhore e njeri i prapaskenës në veprime, kryeministri ka përbrendësuar një qasje mosbesuese kundruall opozitës, medias e miqve të Kosovës dhe çka është më e frikshmja, ai ka hyrë në ujëra të turbullta me politika konfliktuoze.

Kuvendi në anën tjetër, jo vetëm që nuk e kryen detyrën e tij, por shpesh abuzon me të drejtën e deputetëve të shumicës që lirshëm të deklarohen. Tempulli i demokracisë nuk është zgjatim i ekzekutivit; i pari e mbikëqyr dhe kontrollon këtë të dytin. Ky deformim, kjo stërkeqje e konstitucionalizmit shtetëror, është rrezik shtesë për Republikën tonë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat