“Pse po ma ngucë gruan”/ Flet këshilltari i Gjinit pasi lirohet nga ndalimi policor

Aktuale

“Pse po ma ngucë gruan”/ Flet këshilltari i Gjinit pasi lirohet nga ndalimi policor

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 16:20
Ardian Gjini

Të hënën në mbrëmje u raportua për përleshjen në të cilën u përfshi Endrit Efendija, këshilltari i kryetarit të komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, i cili përfundoi në ndalim policor të shtunën mbrëma.

Konflikti verbal, motivi i të cilit dyshohet se ishin disa ngacmime eksaloi në dhunë dhe për pasojë Efendija dhe dy të dyshuarit e tjerë, Visar Daija dhe Ermit Qeleposi – që po ashtu u arrestuan.

Pas lirimit, Gazeta e ka kontaktuar Efendijën, i cili ka dhënë deklaratë për këtë incident, duke thënë se nuk ka qenë i dyshuari kryesor.

Këshilltari i Gjinit e konfirmoi raportimin dhe tha se gjithçka ka ndodhur gjatë kohës sa ai dhe miqtë e tij ndodheshin në një tavolinë të lokalit, bashkë me bashkëshortet e tyre.

Por, sipas tij, ai vetëm ka ndërhyrë që t’i ndajë personat që u përfshinë në rrahje, duke shtuar se të dyshuarin Qeleposhi që ua ngacmoi gratë nuk e njeh.

“Ka pasë konflikt privat. Ma shumë jonë kapë tjerët, unë kom ndërhy veç me i nda. S’jom komeditë sa i përfshirë, jom hy me i nda edhe ën fund. Na jemi konë në shoqni, bashkë me gra tona në tavolinë. Nuk e njohim atë person. Nuk ka qenë konflikt direkt me mua. Por kom qenë në tavolinë dhe dashte, s’dashte je i përfshirë.“, tha Efendija.

Sipas informacioneve gjithçka nisi pasi Qeleposhi dyshohet se i ka ngacmuar gratë e dy të dyshuarve të tjerë, të cilët të revoltuar u hodhën në sulm dhe aty plasi sherri.

“Pse po ma ngucë gruan”, dyshohet se kanë qenë fjalët e njërit nga të dyshuarit që i paraprinë hallakamës dhe rrahjes mes tyre.

Efendija bashkë me dy të dyshuarit e tjerë u dërguan për trajtim mjekësor atë natë dhe më pas përfunduan në pranga të Policisë.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe ndërmarrjen e veprimeve hetimore brenda afatit ligjor, teksa tashmë Efendija është liruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat