Memli Krasniqi: PDK, shembull i mundësisë që u jep të rinjve për të qenë pjesë aktive e politikës

Aktuale

Memli Krasniqi: PDK, shembull i mundësisë që u jep të rinjve për të qenë pjesë aktive e politikës

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 16:20
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka marrë pjesë në tryezën e organizuar nga Rinia Demokratike e Kosovës dhe të mbështetur nga Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutua për angazhimin e të rinjve në politikë dhe inkuadrimin e drejtpërdrejtë i tyre në vendimmarrje.

Krasniqi në këtë diskutim ka theksuar se vizioni i PDK-së për një të ardhme më të mirë për Kosovën – është i pandashëm me besimin dhe pritshmëritë që ka tek rinia.

“Askush më mirë se ta nuk i di ëndrrat dhe ambiciet e tyre – posaçërisht sot në një periudhë të zhvillimeve të mëdha të trendeve dhe shoqërive në botë.

Prandaj, sot, më shumë se kurrë më parë, është e rëndësishme që gjeneratave të reja t’u jepet hapësirë për të vepruar – për Kosovën dhe të ardhmen që ata dëshirojnë. Partia Demokratike e Kosovës mbetet një ndër shembujt më të mirë të mundësisë që u jep të rinjve për të qenë pjesë aktive e politikës, por edhe për t’iu besuar pozita udhëheqëse dhe përgjegjësi publike e shtetërore”, ka shkruar kreu i PDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat