Bajqinovci: Hetimet për sulmin në Banjskë po zhvillohen intensivisht

Aktuale

Bajqinovci: Hetimet për sulmin në Banjskë po zhvillohen intensivisht

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 21:22
Mefail Bajqinovci

Mefail Bajqinovci, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka deklaruar se hetimet për sulmin në Banjskë më 24 shtator po zhvillohen intensivisht.

Ai në emisionin “Debat Plus”, ka thënë se shumë shpejt do t’i kenë të gjitha argumentet në dorë edhe Bashkësia Ndërkombëtare.

Po ashtu ai ka theksuar se Bashkimi Evropian, përmes EULEX-it ka marrë pjesë në çdo detaj, që nga fillimi i hetimit e deri në përfundim.

“BE përmes EULEX çdo detaj prej fillimit të operacionit ka marrë pjesë në hetim, në marrjen e dëshmive e deri në përfundim kanë qenë prezent. Nuk është e lehtë të kryhen krejt hetimet menjëherë.

Çdo argument që të jenë të besueshëm institucionet vendore e kanë pasur me vete EULEX-in dhe KFOR-in. Mendoj që është shumë kompleks dhe po hetohet intensivisht, mendoj që shumë shpejt do t’i kanë të gjitha argumentet në dorë edhe Bashkësia Ndërkombëtare. Nuk besoj s epo vonohemi sepse vetë Rezoluta e Parlamentit Evropian, dënimi dhe sanksionimi tregon se ata e kanë parë me sytë e vet argumentin kryesor”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat