Grenelli nderohet nga Vuçiq, e pranon urdhrin e flamurit serb

Aktuale

Grenelli nderohet nga Vuçiq, e pranon urdhrin e flamurit serb

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 14:07
Foto nga takimi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ia ka dorëzuar “Urdhrin e flamurit serb të shkallës së parë”, ish të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell.

Këtë urdhër, sipas raportimeve të mediave serbe, amerikani e mori “për shërbimet e jashtëzakonshme në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit paqësor dhe marrëdhënieve miqësore ndërmjet Republikës së Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Më 15 shkurt, ditë kjo e  Shtetësisë së Serbisë, Vuçiq ka shpërblyer individë dhe institucione të merituara, mes tyre edhe Grenell, por ai nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat