Kuvendi të enjten vazhdon seancën plenare

Aktuale

Kuvendi të enjten vazhdon seancën plenare

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Nga Kuvendi i Kosovës njoftojnë se nesër (e enjte) do të mbahet vazhdimi i seancës plenare.

Duke filluar nga ora 10:00, këto janë pikat e rendit të ditës:

Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti për shkarkimin e kryesueses dhe anëtarët e Bordit të Komisionit për Pavarur për Miniera dhe Minerale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-168 për Prokurorinë Speciale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/-L-187 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.08/L-032 të Procedurës Penale,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-245 për artin dhe kulturën,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-241 për vlerësimin strategjik mjedisor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-242 për performancën energjetike të ndërtesave,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-246 për administrimin e ndërtesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-240 për Agjencinë e Regjistrimit Civil.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat