Edhe Xhevat Dajaku i reagon Kastratit: Vrasja e familjarëve tonë ishte e porositur, nuk është me rëndësi a u plagu Ganiu shumë a pak

Aktuale

Edhe Xhevat Dajaku i reagon Kastratit: Vrasja e familjarëve tonë ishte e porositur, nuk është me rëndësi a u plagu Ganiu shumë a pak

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 16:39
Xhevat Dajaku

Edhe vëllai i Besim Dajakut, Xhevati i cili mbeti i vrarë së bashku me gazetarin Bekim Kastrati në atentatin ku mbeti i plagosur edhe Gani Geci, ka reaguar ndaj Rexhep Kastratit.

Në një koment të publikuar në shkrimin e Kastratit, Xhevati shprehet se, kjo vrasje, apo ky sulm ishte i porositur dhe i mirëpërgatitur dhe realizuar ashtu siç edhe ka ndodhur.

Dajaku shprehet se për këtë vrasje dinë shumë persona, duke filluar nga shefi politik i Shtabit dhe shefi i SHIK-ut, por edhe shumë të tjerë.

Dajaku tutje ëshë shprehur se, nuk është me rëndësi a është plagosur shumë a pak Gani Geci, teksa tregon se si Besimi ishte shkuar gjallë në Prishtinë deri në sallën e operacionit.

Më poshtë reagimi i plotë i Xhevat Dajakut:

Përshëndetje Rexhep, të gjithë e dimë sa vrasjet enigmatike kanë ndodhur gjatë luftës dhe pas saj. Edhe kjo vrasja e familjarëve tonë, ishte e porositur, mirë e përgaditur dhe e realizuar ashtu siç edhe ka ndodhur.

Për këtë vrasje sigurisht që dinë shumë persona duke filluar nga shefi politik i Shtabit dhe shefi i SHIK-ut dhe shumë të tjerë.

Ganiu është plagosur në atë rast nuk është me rëndësi shumë a pak dhe ku, mbi testikuj a përfundi tyre kjo është irelevante. Besimi ka shkuar gjallë në Prishtinë deri në sall të operacionit (ti si hulumtues gazetarie kishte me qenë shumë ma efektive sikur ta nxirrje të vërtetën se si është zhvilluar mbarëvajtja e operimit ku Besimi ka ndërruar jetë gjatë atij operimi)...

Bekimi ka vdek prej një plumbi ashtu ishte fati i tij, breshëria e plumbave mundet ta merr dikë në shumë vende dhe të shpëtoj, por fatkeqësisht mjafton vetëm një i tillë dhe shuhet një jetë.

Prita e kurdisur mundet të jetë bërë për të katërtit aty, për tre prej tyre, për dy prej tyre, për njerin nga ta, dmth vetëm ata projektuesit dhe egzekutuesit e planit e dinë.

Nëse ke probleme me Gecët, bën mirë m'u ulur prap me ta siç jeni ulur sa e sa herë si miqtë më të mirë dhe m'i zgjidh ato dyshime të pakuptimta.

Ata pra Gecët nuk kanë gisht në këtë ngjarje të tmerrshme, sepse janë ataku edhe ata vet, por nëse kanë bërë marrëveshje të fshehura, biseda, takime të tilla është edhe e natyrshme që gjithëandej bëjnë këso gjërash edhe ata janë njerëz, dhe njerëzit ndërrojnë qëndrime, bëjnë marrëveshje për qëllime të caktuara kjo është krejt temë tjetër.

Këtyre s’mundesh të iu drejtohesh pse nuk e zbardhin një rast që nuk e kanë bërë, po edhe sikur ta kenë bërë, zbardhjen e rastit duhet ta bëj drejtësia me të gjitha elementet saja egzistues.

Organet e drejtësisë janë të kapura aq keq sa tregoj një kryrhetues një ditë si i është sharë prej nëne e teposhtë për me i dhënë kahje tjetër hetimeve nga ndërmarrja kriminale.

Mbetëshi me shëndet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat