Agani: Pres që nesër partnerët ndërkombëtarë t’i ofrojnë Kosovës një rrugë drejtë NATO-s

Aktuale

Agani: Pres që nesër partnerët ndërkombëtarë t’i ofrojnë Kosovës një rrugë drejtë NATO-s

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 00:00
Ferid Agani

Kryetar i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani ka deklaruar se kryeministri i vendit Albin Kurti nesër në Bruksel nuk do të takohet me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq pasi sipas tij, nuk ka kurrfarë arsye për një takim të tillë.

Agani theksoi se Kurti nesër gjatë takimeve në Bruksel do ta konfirmojë gatishmërinë e Kosovës për të filluar punën në draftimin e statutit të Asociacionit

“Unë mendoj se nesër nuk do të ketë takim mes Kurtit e Vuçiqit, nuk ka kurfarë arsye që të ketë. Kosideroj se nesër kryeministri jonë, do të konfirmojë gatishmërinë e Kosovës për të zbatuar planin e veprimit i cili i është ofruar nga ana e partnerëve ndërkombëtarë në takimin e fundit.Mos harroni se për shkak të refuzimit të planit paraprakë të ofruar nga Lajçak dhe Borell, Kosova  është sot ndër masa ndëshkuese nga ana e BE-së. Pra e kemi një lëvizje pozitive në këtë drejtim se ai plan është avansu në një plan të ri të veprimit. Kryeministri nesër do e konfirmojë gatishëmrinë e Kosovës për ta zbatuar këtë plan me përpikëri dhe në këtë drejtim të filloj punën në draftimin e statutit të Asociacionit”, tha Agani.

Derisa tha se nga partnerët ndërkombëtarë pret që nesër ata të ofrojnë garancione të sigurisë për Kosovën  e cila sipas tij, do të ofrojnë një rrugë të Kosovës drejtë NATO-s.

“Ndërsa nga partnerët ndërkombëtarë me të cilët do të takohet nesër unë pres se ata do t’ia konfirmojnë atë që kryeministri po e kërkon me ngulm, posaqërisht në muajin e fundit pas ngjarjeve të 24 shtatorit, pra pas sulmit terrorist në veri të vendit. Pra se do të ofrojnë garancione të sigurisë për Kosovën e të cilat në esencë mendoj që do të kuptojnë ofrimin e një rruge të Kosovës drejtë NATO-s .Natyrisht në fazën e parë nëpërmjet anëtarësimit në partneritetin për paqë dhe më pastaj në një periudhë të afërt kohore edhe anëtarësimin në strukturat e NATO-s”, shtoi ish- ministri.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet të zhvillojnë takime të ndara me katër liderët evropianë më 26 tetor në Bruksel.

Bashkimi Evropian (BE) i ka cilësuar si “mbështetje” për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë takimet e së enjtes në margjinat e samitit të BE-së, ku janë ftuar kryeministri kosovar, Albin Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti dhe Vuçiq e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimet ndarëse me liderët kryesorë evropianë, të cilat, sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, nuk janë të nivelit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat