“Alarmon” eksperti i sigurisë: Ndryshimet në BIA dhe VOA, u bënë për zhvillime operative ushtarake – Ja pse e krijuan Taskë Forcën

Aktuale

“Alarmon” eksperti i sigurisë: Ndryshimet në BIA dhe VOA, u bënë për zhvillime operative ushtarake – Ja pse e krijuan Taskë Forcën

Nga: A.SH Më: 26 tetor 2023 Në ora: 08:39
Aleksander Vulin

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi ka thënë se ndryshimet në BIA-n serbe dhe në VOA, janë paralajmërime për zhvillime zhvillime operative ushtarake në Ballkan.

Sipas tij, nga kjo është krijuar një taskë forcë, e themeluar për shkak të zhvillimëve sigurisë në Mitrovicë, e kërkuar nga Serbia dhe Rusia.

Shkrimi i plotë:

NDRYSHMET NË BIA DHE VOA TË SËRBISË PARAPËRGADITJE PËR ZHVILLIME TË REJA TË SIGURISË NË BALLKAN.

Zhvillimet e përshpejtuara kadrovike në shërbimet sekrete BIA dhe VOA, në këndëvështrimin e sigurisë konsiderohen si paralajmrime për zhvillime operative ushtarake. Së fundi BIA dhe VOA kanë themeluar një Task Forcë, strukturë të përbashkët operative të quajtur "спасиоци безбедности српског народа" ( Shpëtimtarët e sigurisë së kombit sërb), kjo Task Forcë është themeluar për shkak të zhvillimëve sigurisë në Mitrovicë.

Dyshohet se kjo strukturë operative është kërkuar të themelohet pas takimit të javës së kaluar në mes të drejtorit të BIA-s Aleksadër Vulin si dhe zv drejtorit të parë të FSB Ruse Vladimir Kulishov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat