Presidentja Osmani nderohet me “Çmimin për Qytetari Globale” në Iowa, përmend sfidat e Kosovës deri te pavarësia

Aktuale

Presidentja Osmani nderohet me “Çmimin për Qytetari Globale” në Iowa, përmend sfidat e Kosovës deri te pavarësia

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 10:56
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është nderuar me “Çmimin për Qytetari Globale” nga Drake University në Iowa në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Osmani përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka pasur një bashkëbisedim përmbajtësor me profesorë e studentë në Drake University për rrugën e Kosovës deri të pavarësia si dhe për sfidat me të cilat përballet vendi.

Ajo ka theksuar se bashkëpunimi në fushën e arsimit është kyç në avancimin dhe thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Iowas.

“Në Drake University, kisha një bashkëbisedim përmbajtësor me profesorë e studentë, për rrugën e Kosovës deri të pavarësia si dhe për sfidat me të cilat përballemi sot.

Falënderoj Universitetin që më nderuan me ndarjen e Çmimit për Qytetari Globale. Bashkëpunimi në fushën e arsimit është kyç në avancimin dhe thellimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Iowas”, ka shkruar Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat