Konjufca thekson nevojën e përkrahjes nga Belgjika, si vend mik

Aktuale

Konjufca thekson nevojën e përkrahjes nga Belgjika, si vend mik

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 15:42
Foto nga vendngjarja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim ambasadorin e ri të Belgjikës në Kosovë, Grégoire Cuvelier, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale, bashkëpunimin midis dy vendeve dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë të tij.

Kryeparlamentari ka uruar për detyrën e re në krye të misionit diplomatik belg në Prishtinë, kryetari Konjufca falënderoi ambasadorin Cuvelier për mbështetjen e vazhdueshme qe shteti mik i Belgjikës ia ka dhënë Kosovës në shumë fusha, duke e konsideruar të nevojshme vazhdimin e kësaj përkrahjeje edhe në proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi ynë, njofton zyra për informim e Kuvendit.

Bëhet e ditur se kreu i Kuvendit vuri në dukje agjendën e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik, sfidat e kësaj agjende dhe theksoi nevojën e përkrahjes nga vende mike, si Belgjika.

Duke e falënderuar kryetarin Konjufca për pritjen, ambasadori Grégoire Cuvelier konfirmoi mbështetjen e Brukselit zyrtar për Kosovën edhe në të ardhmen.

Në takim u diskutua gjithashtu për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ndërparlamentar, marrëdhënieve ekonomike e diplomatike midis dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat