​Vazhdon seanca e jashtëzakonshme, vetëm 15 deputetë të pranishëm

Aktuale

​Vazhdon seanca e jashtëzakonshme, vetëm 15 deputetë të pranishëm

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 16:39
Kuvendi i Kosovës

Po vazhdon seanca e jashtëzakonshme, ku po debatohet për ngritjen e koeficientit të pagës.

Të pranishëm në sallën plenare janë vetëm 15 deputetë të Kuvendit të Kosovës. Ndërkohë që asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po merr pjesë në seancën e ftuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo parti ka prezantuar një rezolutë, me kërkesën që koeficienti i pagave prej 105 të ngrihet në 129.

Para pauzës, ishte i pranishëm vetëm deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani. Ky i fundit ka kritikuar mazhorancën dhe partitë opozitare. Ai tha se nuk duhet të ketë bojkotim të seancave të thirrura nga opozita.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat