Raci: Në Bruksel u diskutua plani franko-gjerman

Aktuale

Raci: Në Bruksel u diskutua plani franko-gjerman

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 18:22
Opinionist politik, Gazmir Raci

Opinionist politik, Gazmir Raci, ka folur se çfarë mund të jetë propozuar sot në takim nga liderët e Francës, Italisë dhe Gjermanisë me kryeministrin Albin Kurti në Bruksel.

Ai, në Info Magazine të Klan Kosovës, ka deklaruar se ka mundësi të jetë propozuar që të zbatohet plani franko-gjerman.

“Unë nuk besoj as që ndërmjetësit munden të ofrojnë diçka më shumë se ato qëndrime që i kanë mbrojtur që nga janari e këndena. Sidomos analiza e përbashkët e dy diplomatëve amerikanë, Gabriel Escobar dhe Derek Chollet, ku rendisin tri parime në të cilat duhet të zbatohet Asociacioni”.

“Sa kam kuptuar nuk është duke u diskutuar ekskluzivisht Asociacioni, komplet plani franko-gjerman dhe Aneksi i Ohrit dhe mundësia se si të zbatohet. Kjo është çfarë unë mendoj se është duke u diskutuar atje”, ka thënë Raci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat