Krasniqi: Është ditur që Kurti do ta pranojë Asociacionin, veç çështje kohe

Aktuale

Krasniqi: Është ditur që Kurti do ta pranojë Asociacionin, veç çështje kohe

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 18:32
Frashër Krasniqi

Anëtari i kryesisë së Partisë Socialdemokrate Frashër Krasniqi, ka thënë se është ditur që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, do ta pranojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

“Prej momentit që ai e ka pranuar kornizën e dialogut dhe nuk ka pranuar alternativë tjetër. Është ditur se do ta pranojë Asociacionin, veç është çështje kohe”, Krasniqi.

Sot në Bruksel, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar takim me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz, kryeministren e Italisë Giorgia Meloni dhe presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Po ashtu ai u takua edhe me shefin e diplomacisë së BE-së Josep Borrell dhe emisarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat