“Eh, e paskan hequr paraburgimin automatik” – deputetja e LDK-së i reagon ashpër Haxhiut

Aktuale

“Eh, e paskan hequr paraburgimin automatik” – deputetja e LDK-së i reagon ashpër Haxhiut

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 20:05
Albulena Haxhiu/ Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili i ka reaguar ashpër ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për “largimin e paraburgimit automatik”.

Sipas Kica-Xhelilit shteti as nuk bëhet as mbahet me eufori e drama politike.

Mes tjerash deputetja ka theksuar se ka qenë ajo e para që kishte sugjeruar diçka të tillë por që i ishte thënë se po “mbron dhunuesit”.

“A ju kujtohet, në dhjetor 2022, kur Ministrja Haxhiu më pat thënë “po i mbështet dhunuesit”, sepse pata argumentuar LIGJËRISHT që paraburgimi NUK GUXON të jetë automatik, me që është kundër Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut?  Eh, e paskan hequr paraburgimin automatik. Atë që sipas Ministres asokohe ishte “mbrojtje e dhunuesve”, i paska ‘dalur’ sikurse i thoja unë”, ka shkruar ajo.

“E paskan shkruar në arsyetim: është hequr sepse është vlerësuar i panevojshëm. I panevojshëm!!! Gjithë ajo gjuhë e ulët, joprofesionale (thënë më së buti), për diçka që sot e quajnë “të panevojshme”. Arsyetimi qesharak? PO. Ofendimet e atëhershme banale? PO. Prandaj HESHTJA nuk duhet të jetë KURRË opsion karshi popullizmit e mosdijes. Në fund, secili mbetet peng i fjalëve të veta.  Shteti as nuk bëhet as mbahet me eufori e drama politike”, ka thënë Kica-Xhelili.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat