Këshilltari i Kurtit: Serbia s’po do as normalizim as vetëmenaxhim për serbët e Kosovës

Aktuale

Këshilltari i Kurtit: Serbia s’po do as normalizim as vetëmenaxhim për serbët e Kosovës

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 21:10
Jeton Zulfaj dhe Albin Kurti

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka thënë se i pari i qeverisë ka ofruar për herë të tretë nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike, Aneksin e Ohrit dhe propozimin e BE-së dhe ShBA-së për vetëmenaxhimin.

Por, sipas Zulfajt, nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve dhe propozimin e BE-së dhe ShBA-së e ka refuzuar Vuçiqi.

“Është e qartë që Serbia s’do normalizim të marrëdhënieve me Kosovën dhe as vetëmenaxhim për serbët e Kosovës”, tha Zulfaj.

Ndryshe, Qeveria ka theksuar se Kurti ishte i gatshëm por Vuçiqi refuzoi të nënshkruajë marrëveshjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat