Lauka: Shkaktar i situatës së sotme në veri është Serbia

Aktuale

Lauka: Shkaktar i situatës së sotme në veri është Serbia

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 08:56
Islam Lauka

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka vlerëson se kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk është fajtor që Kosova i janë vendosur masa ndëshkimore.

Sipas tij, shkaktar i situatës në veri është vetëm Serbia.

“Albinin e akuzojnë që pasojë e politikës së Albinit jemi këtu ku jemi, Kosova me masa ndëshkimore. Nuk është e saktë, sipas meje. Nuk pretendoj që kam monopolin e të vërtetës, por unë mendoj që shkaktar i situatës së sotme në veri është një, është Serbia”, deklaroi ai.

Siç thotë Lauka, disa kërkesa të ndërkombëtarëve ndaj Kurtit kanë qenë të padrejta, lidhur me depërshkallëzimin e situatës në veri, siç ka qenë largimi i njësive speciale të Policisë së Kosovës afër objekteve komunale.

Ish-ambasadori shtoi se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit ka treguar se prezenca e njësive speciale atje është e domosdoshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat