Ali Ahmeti takon Richard Grenell, flasin për zhvillimet në Kosovë dhe procesin e Hagës

Aktuale

Ali Ahmeti takon Richard Grenell, flasin për zhvillimet në Kosovë dhe procesin e Hagës

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 09:35
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim  Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim  Ali Ahmeti,  mbrëmë në Shkup  ka takuar ish të dërguarin special të ish presidentit Tramp për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell.

Ahmeti përmes një njoftimi në Facebook, ka bërë të ditur se me Grenell kanë diskutuar për zhvillimet në rajon si dhe marrëdhëniest mes Kosovës dhe Serbisë.

 “Bashkarisht konkluduam që normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë do të sjellte paqe të qëndrueshme në tërë rajonin”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ahmeti po ashtu kanë thënë se kanë biseduar dhe për procesin në Hagë, ndaj ish Presidentit Hashim Thaçi dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë, që po mbahen në një proces të stërzgjatur padrejtësisht.

Postimi i plotë i Ahmetit:

Mbrëmë në Shkup takova z. Richard Grenell, ish i dërguar special i ish Presidentit Amerikan Tramp për dialogun Kosovë – Serbi si dhe ish shef i shërbimit kombëtar amerikan të inteligjencës.

Në takim diskutuam për zhillimet në rajon, në veçanti midis Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkarisht konkluduam që normalizimi i marrëdhënieve nëpërmjet të njohjes së ndërsjellë do të sjellte paqe të qëndrueshme në tërë rajonin.

Gjithashtu folëm edhe për procesin në Hagë ndaj ish Presidentit Hashim Thaçi dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë që po mbahen në një proces të stërzgjatur padrejtësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat