Ish-diplomati britanik: Dje u konfirmua se dialogu ka dështuar

Aktuale

Ish-diplomati britanik: Dje u konfirmua se dialogu ka dështuar

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 12:20
Timothy Less

Ish-diplomati britanik, Timothy Less, ka deklaruar se takimet e djeshme në Bruksel nuk kanë sjellë asnjë rezultat, përveç konfirmimit se dialogu Beograd-Prishtinë nuk po shkon askund.

Pas takimeve të veçanta të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me liderët e BE-së dhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka bërë të ditur se në takime është paraqitur propozimi i balancuar evropian për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ka treguar se nuk është arritur marrëveshje sepse palët nuk janë të gatshme ta pranojnë pa parakushte.

I pyetur nëse është e mundur vazhdimi i dialogut dhe procesit të normalizimit, duke qenë se Beogradi dhe serbët insistojnë në formimin e Asociacionit, kurse kryeministri i Kosovës Kurti e refuzon këtë dhe thotë se nuk ka vazhdim të negociatave. derisa të vendosen sanksionet ndaj Serbisë për shkak të ngjarjeve në Banjska, Less thotë se i sheh të gjitha “si konfirmim të mëtejshëm se dialogu ka dështuar”.

“Për mendimin tim, nuk ka pasur mundësi që të ketë sukses, sepse është një marrëveshje e keqe nga perspektiva e Kosovës sepse kërkon autonominë e serbëve pa asnjë garanci se do të pasojë njohja nga Serbia ose se Kosova do të anëtarësohet në BE dhe NATO. Gjithçka po ndodh në një kontekst të ri gjeopolitik ku ne jemi dëshmitarë të prishjes së rendit ndërkombëtar ekzistues, Rusia duket se ka mbizotëruar në Ukrainë, lufta po shpërthen në Lindjen e Mesme dhe pozicioni i mëparshëm dominues i Perëndimit tani po shfaqet hapur sfiduar nga fuqitë e reja revizioniste, jo vetëm Rusia, por edhe Kina, Turqia, Irani. Ditët kur SHBA-ja dhe BE-ja mund të impononin në mënyrë të njëanshme zgjidhjen për statusin e Kosovës kanë kaluar”, thotë Less.

Ai thekson, gjithnjë e më shumë i bindur se zgjidhja e çështjes së Kosovës do të përfshihet në mjedisin e ri gjeopolitik, i cili, sipas tij, do të sillte “kthimin e veriut të Kosovës në Serbi, përmes aneksimit ushtarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat