“Rrnofsh Albin Kurti”, Lajçi vjen me deklaratë të fortë për kryeministrin – për kë po e paralajmëron fundin!

Aktuale

“Rrnofsh Albin Kurti”, Lajçi vjen me deklaratë të fortë për kryeministrin – për kë po e paralajmëron fundin!

Nga: A.M. Më: 27 tetor 2023 Në ora: 15:41
Çun Lajçi dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjet e Brukselit dhe të Ohrit, por edhe draftstatutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të prezantuar nga diplomatët-euroatlantikë.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka refuzuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

E këtë gatishmëri të Kurtit e kritikuan kundërshtarët e tij politikë e analistë të ndryshëm.

Në mbështetje të kryeministrit Kurti doli shkrimtari Çun Lajçi.

Ai në një postim në Facebok, tha se ky është fundi i smirës dhe gropave që iu hapën ndër vite Kurtit, pasi ai tregoi qëndrim dinjitoz me këmbëngulësinë e tij.

“Dhe ky asht fundi!

I juaji besoj, jo i liderit që din çka don populli e s’don me dëshpërue, pa çka që vet përcëllohet n’flakën e kërkesave të liderve europjan!

Këtu asht fundi i smirës dhe i gropave që i hapet për liderin, se sot n’gropat tueja u fundoset ju, jo ai, sepse sot iu vërboi me qëndrimin dinitoz e me kamëngultësinë e vet; - mi jepni marrëveshjet ti nënshkruej tha, se asociacioni do t’jetë pikë e për pe me kushtetutën e vendit, e jo ashtu qysh e zezuen do harambasha tue vu nënshkrime kajtjesh”, shkroi ndër të tjera Lajçi, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Rrnofsh Albin Kurti

Dhe ky asht fundi!

I juaji besoj, jo i liderit që din çka don populli e s’don me dëshpërue, pa çka që vet përcëllohet n’flakën e kërkesave të liderve europjan!

Këtu asht fundi i smirës dhe i gropave që i hapet për liderin, se sot n’gropat tueja u fundoset ju, jo ai, sepse sot iu vërboi me qëndrimin dinitoz e me kamëngultësinë e vet; - mi jepni marrëveshjet ti nënshkruej tha, se asociacioni do t’jetë pikë e për pe me kushtetutën e vendit, e jo ashtu qysh e zezuen do harambasha tue vu nënshkrime kajtjesh!

Kërkuet që t’jetë konstruktiv, dhe i tillë ishte sot, por sot ua dogji kartat e parashikimeve të kobshme, juve që u munduat t’ia hapni varrin!

Jo, si bie pishman që shkrova dje e pardje, për zgjuarsinë e tij, që e mbështeta me sinqeritetin e artistit, sepse i besova që kur e tërhoqën zvarrë milicia e Milloshit e që kur i tha jo Demarkacionit për Çakorrin! Tani i thotë jo Republikës serbe n’veri!

Por juve s’e kishit këtu hallin, e kishit si ti hipni edhe nji herë vilispicit t’pushtetit e ti mbushni xhepat para dimnit!

Ne kurrë s’keni me pasë edhe nji tjetër që kaq denjësisht e prezanton popullin e vet!

Tani lirshëm mund ta krahasoni me Hasanin e ti kushtoni kangë e poezi edhe ju që e qelboset ket vend!

Rrnofsh Albin Kurti!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat