Ismail Dibrani zgjidhet drejtor i ri i burgjeve të Kosovës

Aktuale

Ismail Dibrani zgjidhet drejtor i ri i burgjeve të Kosovës

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 16:02
Ismail Dibrani

Ismail Dibrani, është zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e 169-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Dibrani, do të jetë në krye të këtij institucioni për katër vjet.

Përndryshe, Klankosova.tv ka raportuar më herët se nga burimeve brenda ShKK-së, Dibrani do të jetë drejtues i këtij instuticioni.

Ismail Dibrani që nga prilli i këtij viti ka qenë ushtrues i detyrës së drejtorit të ShKK-së.

Para ushtrimit të kësaj detyre, Dibrani kishte mbajtur pozitën e drejtorit në Burgun e Dubravës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat