Abdixhiku thërret Kuvendin Zgjedhor të LDK’së dhe Konventën Programore “Rruga e Re”

Aktuale

Abdixhiku thërret Kuvendin Zgjedhor të LDK’së dhe Konventën Programore “Rruga e Re”

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 16:42
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka thirrur Kuvendin e X Zgjedhor të kësaj partie.

“Në cilësinë e Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sipas kompetencave të përcaktuara me nenin 17 të Statusit të LDK-së, thërras Kuvendin X Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës me datë 19 nëntor 2023”, ka shkruar ai.

Tutje, Abdixhiku tha se në po të njëjtën ditë do të mbahet Konventa Programore “Rruga e Re”.

“Në po të njëjtën ditë, në ngjarjen vijuese, thërras anëtarësinë tonë në ngjarjen e madhe të Konventës Programore ‘Rruga e Re’.

Le të ketë festë!

Le të ringritemi si një”, ka shkruar tutje ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat